top of page

Universiteti “Fan S. Noli” reklamë vetes: Ja pse duhet të na zgjidhni…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2023
  • 2 min read

Në këtë mëngjes të marte universiteti “Fan S. Noli” i kë bërë “reklamë” vetes duke postuar në faqen e vet zyrtare këtë që po shfaqim më poshtë. Në njëfarë mënyrë është një reklamë për universitetin, pasi vetë drejtuesit kanë vendosur që të nxjerrin në pah vlera e pedagogëve:

Ja postimi i plotë i Universiteti “Fan S. Noli” dhe përse studentët duhet të zgjedhin këtë universitet:

Stafi i kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë është vlerë e jashtëzakonshme për çdo universitet.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit, 8 pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” kanë fituar tituj e grada më të larta shkencore: prof. dr. Irena Nikaj; prof. as. dr. Benita Stavre; prof. as. dr. Edlira Menkshi; prof. as. dr. Rafail Prodani; dr. Edlira Donefski, dr. Jorida Koçibelli, dr. Erjon Nexhipi dhe dr. Ardian Çërava prania dhe ekspertiza e të cilëve padyshim që do të ndikojnë pozitivisht në përvojën e përgjithshme universitare dhe në suksesin e studentëve.

Në këtë moment tepër të rëndësishëm për të gjithë maturantët, stafi akademik i Universitetit “Fan S. Noli” i fton ata të bëhen pjesë e programeve të studimit, të cilat i ofron Universiteti ynë, programe inovative dhe të përshtatura me kohën dhe tregun e punës.

Drejtuesit dhe stafi akdemik i Universiteti “Fan S. Noli” gjithmonë kanë synuar krijimin e një mjedisi të përsosur në Universitet, duke prodhuar alumni të suksesshëm, duke rritur edhe më tej reputacionin e tij dhe duke inkurajuar studentët e ardhshëm të zgjedhin Universitetin “Fan S. Noli”.

Si një nga alternativat më të mira për të ardhmen e tyre profesonale, të rinjtë e rajonit tonë dhe më gjerë do të gjejnë këtu edhe mundësi studimit në shkëmbime ndërkombëtare, si dhe praktika pune e pjesëmarrje në projekte të ndryshme, të cilat u japin studentëve një perspektivë globale.



bottom of page