Urbani i qytetit përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes
Një autobus i linjës Durrës–Spitallë është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes, në një ngjarje që ka shkaktuar panik mes pasagjerëve paraditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është përfshirë papritur nga zjarri teksa ishte në qarkullim. Fatmirësisht, drejtuesi i autobusit ka reaguar në kohë, duke ndaluar mjetin dhe duke mundësuar evakuimin e pasagjerëve pa pasoja.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, duke shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të rrezikut.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik në motor, por autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
“KORÇA BOOM”















