Vangjel Zguro lideri pogradecar që dha shpirtin për liqenorët
- Korca Boom
- May 16
- 1 min read
Nëse ka një sukses Pogradeci në sezonin që përfundoi, teksa luftoi deri në fund, por nuk ja doli me Tiranën për tu ngjitur në superior, ai është padyshim edhe i Vangjel Zguros.
Futbollisti 32-vjeçar, pranoi të vishte fanelën e skuadrës së qytetit të tij dhe padiskutim që dha shpirtin në fushë, duke karikuar dhe duke mbajtur afër të gjithë grupin e lojtarëve.
Tashmë që gjithçka ka përfunduar, Zguro meriton fjalët më të mira dhe jo më kot është kthyer në idhull për tifozërinë pogradecare.
Një lojtar karizmatik dhe një futbollist që i duhet Pogradecit edhe në vazhdim për karierën e tij të pasur dhe përvojën e madhe që ka qysh nga viti 2008-të kur veshi për herë të parë fanelën e Pogradecit U-17.
Një Bravo e madhe për këtë djalë!
Vangjel Zguro është shembull që duhet ndjekur.
“KORÇA BOOM”


