top of page

Vangjeli bashkohet me Skënderbeun, ja çfarë bën…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 10, 2023
  • 1 min read

Ashtu siç kishte deklaruar “Korça Boom” ditën e dielë Kosta Vangjeli futbollisti korçar që ka firmosur me Skënderbeun kontratë të re afatgjatë, ka dalë në stërvitje.

Ndërkohë që skuadra ishte duke zhvilluar ndeshjen e kontrollit, Vangjeli është parë të kryejë vrapime në pistën e stadiumit “Skënderbeu”. Ai vazhdimisht është kontrolluar nga përgatitësi atletik i Skënderbeut, ndërkohë që vrapime të shumta ka qenë programi i Vangjelit për ditën e parë të stërvitjeve.

Nga ky moment Skënderbeut i shtohet edhe një lojtar tjetër, por do të shikohet me kujdes forma e lojtarit në fjalë. Gjithsesi ka kohë deri në startin e kampionatit që Vangjeli të rikthehet në formën e tij optimale, ashtu siç ka qenë në momentin që u largua nga Skënderbeu.




bottom of page