Vangjeli: Ja kur mbërrij në Korçë. Mezi pres të jem…!
- Korca Boom
- Jul 8, 2023
- 1 min read
Ka qenë portali “Korça Boom” që zbuloi ditë më parë rikthimin e mesfushorit Kosta Vangjeli. Ndërkohë që sot zbulojmë edhe ditën se kur Vangjeli do të mbërrijë në qytetin juglindor.
Për momentin lojtari në fjalë ndodhet në Selanik të Greqisë, atje ku prej shumë kohësh është duke qëndruar për shkak edhe të problemeve që ka pasur me kartat greke.
Ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes vetë Kosta Vangjeli, ka zbuluar se kur do të mbërrijë në qytetin e Korçës për tu vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
“Vij ditën e dielë dhe besoj se të hënë jam pjesë e Skënderbeut.” Kaq ka thënë Kosta Vangjeli për “Korça Boom”, duke zbuluar tashmë se Vangjeli është gati të rikthehet dhe do të jetë një forcë më shumë në repartin e mesit të fushës.
