top of page

Vapë edhe në Pogradec, por ka kohë edhe për shahun…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Qëndra Sportive në Pogradec ka argëtuar amatorët e shahut, teksa ka zhvilluar dhe vazhdon kampionatin e shahut për të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në sportin e shahut.

Ditën e djeshme u zhvilluar faza e 1/8 dhe 1/4 e Kampionatit Amator të Shahut. Në këtë aktivitet morrën pjesën gjithsej 16 lojtarë që u ndanë me short në 8 çifte nga të cilët vazhdojnë për fazat gjysëmfinale dhe finale. Këto gjysëmfinale do të zhvillohen ditën e sotme, pra më 23 korrik ora 18:30.

Një falenderim shkon për pjesëmarrësit si dhe sponsorin kryesor të këtij eventi “Vizitpogradec”.

Një shembull për tu pasur zili edhe nga qytetet e tjera.


bottom of page