top of page

Vendasit krijojnë shumë raste por nuk arrijnë të shënojnë, ndërsa Butrinti triumfon dhe nxjerr në pah diskutimet për gjykimin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 9
  • 1 min read

Devolli nuk ia doli as ndaj ekipit të Butrintit, dhe ishte një nga ato humbje që të vjen keq ta shohësh. Devollinjtë kishin kontroll maksimal të lojës, duke zhvilluar një volum të madh lojërash dhe duke krijuar shumë raste për shënim, të cilat, megjithatë, nuk u shfrytëzuan.


Miqtë arritën të shënojnë golin e parë në minutën e 45-të nga një goditje këndi. Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë i sarandjotëve nga pika e bardhë, që nxiti kontestime të shumta nga vendasit. Kontestimet nuk ishin vetëm për këtë moment, por gjatë gjithë ndeshjes, ku vendasit e ndjenë se gjyqtari nuk ishte në favor të tyre.


Megjithëse Devolli arriti të ngushtonte diferencën me golin e Këndezit, ata dolën pa pikë nga kjo ndeshje, ndërsa kontestimet mbi gjykimin mbetën temë diskutimi për gjithë takimin.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page