top of page

Vendim i Sinodit të Shenjtë: Lutje në të gjitha shërbesat për ndalimin e zjarreve

Aug 14, 2025
1 min read

Me vendim të Sinodit të Shenjtë, në shenjë solidariteti me situatën e rëndë që po kalon vendi ynë për shkak të zjarreve të shumta, është vendosur që në Litanitë e Paqes gjatë Liturgjisë Hyjnore dhe në të gjitha shërbesat e shenjta të shtohet kjo lutje e posaçme:


"Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën, për ndihmën e vëllezërve dhe motrave që ndodhen në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, si edhe për ata që me vetëmohim luftojnë për shuarjen e tyre, me përgjërim dhe solidaritet, le t’i lutemi Zotit."


Kjo lutje do të shqiptohet në mënyrë të veçantë në të gjitha shërbesat e shenjta kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses Mari, më 15 gusht – një nga ditët më të shenjta dhe më të dashura për besimtarët orthodhoksë shqiptarë.


I ftojmë të gjithë besimtarët që të marrin pjesë dhe të bashkojnë zërin e tyre në lutje, me besim se përmes ndërmjetësisë së Hyjlindëses së Tërëshenjtë, Zoti do ta ruajë dhe shpëtojë vendin tonë nga çdo rrezik dhe fatkeqësi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page