Vendimet e Komisionit ndezin tifozët korçarë: “Bravo Disiplina, na latë pa fjalë!”
- Korca Boom
- Oct 31
- 1 min read
Tifozët e Skënderbeut kanë reaguar me ironi pas publikimit të vendimeve të fundit të Komisionit të Disiplinës. Pasi kanë lexuar lajmin në faqen “KORÇA BOOM”, ata kanë lënë dhjetëra komente ku bie në sy shprehja që është kthyer në refren: “BRAVO DISIPLINA”.
Reagimi ironik i tifozëve lidhet me ndeshjen mes Skënderbeut dhe Kastriotit, ku gjatë lojës pati momente tensioni në fushë. Sipas raportimeve, gjyqtari i ndeshjes u “përqafua” nga disa lojtarë në mënyrë që e vuri nën presion dhe për disa momente humbi kontrollin e situatës.
Edhe lojtarët e tjerë janë ndier nën presion, ndërsa ekipi i Kastriotit ka protestuar për më shumë se 10 minuta.
Megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj, Komisioni i Disiplinës nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga tifozët, të cilët me ironi dhe zhgënjim shprehen: “Bravo Disiplina!”
"KORCA BOOM"



















