Vendimi i qeverisë për pensionistët? Nuk do të paguajnë …
- Korca Boom
- Jun 27, 2023
- 1 min read

Rreth 1500 pensionistë do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë. Kjo lidhet me ata që marrin një pension pleqërie, por janë të vetëpunësuar.
Që nga ky moment ata nuk do të paguajnë më kontribute shoqërore. Deri tani ata kanë derdhur jo pak, por 9500 lekë në muaj. Por, ky përjashtim nuk do të jetë për ata pensionistë që janë punësuar në sektorin e bisnesit privat, pra, vetëm ata që janë të vetëpunësuar.