top of page

Vera në Kolonjë vazhdon me ngjyra e gëzim!

  • Aug 22, 2025
  • 1 min read

Një prej fundjavave të saj iu kushtua plotësisht fëmijëve, duke e kthyer Ersekën në një hapësirë të gjallë me ngjyra, muzikë dhe buzëqeshje pa fund.


Teatri i kukullave “Arjana e Vogël” i bëri më të vegjlit të udhëtojnë në botën e fantazisë.

Koncerti i Qendrës Kulturore të Fëmijëve solli zërat dhe talentin e fëmijëve vendas.


Animatorët e “Yjet e Vegjël” ndezën atmosferën me lojëra e shfaqje plot gjallëri.


Ishte një fundjavë ku gëzimi i fëmijëve u kthye në energjinë e qytetit, duke na kujtuar se vera është më e bukur kur ndan lumturinë me ta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page