top of page

VIDEO / Ndiqni miqësoren Skënderbeu-Malisheva…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28, 2023
  • 1 min read

Korçarët kanë marrë një tjetër barazim në miqësore, këtë herë ndaj Malishevës ekipit kosovar që po stërvitet në Ohër Të Maqedonisë.

Një ndeshje ku të dy ekipet e kanë dashur fitoren, kjo u pa nga grinta e madhe në lojë që realisht kishte ritëm dhe raste. Momentet më të mira i kishte për gol Malisheva ku i kishte më të shumta, por portieri Alia i korçarëve ishte në një ditë të mirë.

Korçarët kanë shënuar me penallti të kthyer në gol nga Liço, ku edhe kanë pasur disa mundësi me Prençin, Nikajn, Moses, por kanë qënë të paqartë para portës. Pjesa e dytë më zëvendësimet e bëra sikur e uli ritmin e takimit.

Miqtë luajnë shpejt dhe kjo ishte karakteristika e tyre e dukshme, duke krijuar edhe raste për shënim, por goli i barazimit do të vinte në minutën e 83 kur Sula përfiton nga një hapësirë e lënë nga mbrojtësit korçarë.

Një barazim 1-1 i merrituar nga ajo që dhanë të dy ekipet në fushën e lojës.

Ndiqni ndeshjen…


bottom of page