Vihet nën kontroll vatra në zonën pyjore pranë fshatit të Strelcës në bashkinë Maliq
- Jul 26, 2025
- 1 min read
Vatra në zonën pyjore pranë fshatit të Strelcës në bashkinë Maliq, në këtë moment është vënë nën kontroll dhe grupi në terren po qëndron në monitorim rigoroz të situatës, duke qenë se sot do të jetë edhe dita më e nxehtë e vitit, për të evituar riskun e ndonjë aktivizimi.
Mirënjohje e falenderim për forcat e angazhuara dje dhe sot (nga strukturat e bashkisë, Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës), të cilët patën një reagim shumë të shpejtë dhe efikas.
Në ndërkohë, po vijon puna për vatrën ende aktive në Dishnicë, por që edhe aty janë aktualisht të angazhuara forca.
Këto orë me temperatura ekstreme kërkojnë vigjilencë e kujdes të shtuar për të evituar çdo rrezik të mundshēm.
“KORÇA BOOM”

















