top of page

Vijojnë lëkundjet pasuese të tërmetit në Kretë/ Mbyllen zonat turistike për arsye sigurie

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 22
  • 1 min read

Lëkundjet pasuese kanë vazhduar gjatë gjithë ditës në ishullin grek të Kretës, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 që ndodhi në verilindje të ishullit mëngjesin e kësaj të enjteje. Tërmeti i fuqishëm goditi brigjet e Kretës në orën 6:19 të mëngjesit sipas kohës lokale, sipas Qendrës së Kërkimeve për Gjeoshkencat.


Nuk janë raportuar të lënduar ose dëme të mëdha, por zonat turistike, të njohura si grykat e Samarisë dhe Imbros, do të mbeten të mbyllura gjatë gjithë ditës së enjte si masë paraprake.


Sizmiologu grek Gerasimos Papadopoulos tha në mediat sociale se do të ketë disa lëkundje të tjera pasuese gjatë ditës, por të gjitha janë të padëmshme.


"Për fat të mirë, thellësia dhe distanca nga ishulli u bënë përsëri një mburojë mbrojtjeje",-tha Papadopoulos.


Tërmeti u ndje në të gjithë Detin Egje, duke arritur në pjesë të Turqisë, Izraelit dhe Afrikës së Veriut.


Menjëherë pas tërmetit, turistëve u nxitën të largoheshin nga bregu, pasi një tërmet me magnitudë 6.1 pranë Kretës çoi në paralajmërime për një cunami të mundshëm në Greqi dhe më gjerë.


Kreta është një pikë e nxehtë sizmologjike dhe ndërsa shumica e tërmeteve janë të lehta, ato më të forta, siç është tërmeti vdekjeprurës i vitit 2021, gjithashtu i përqendruar pranë Kretës, kanë shkaktuar dëme në të kaluarën./CNA


“KORÇA BOOM”



bottom of page