top of page

Vlado Markoviç “asi” që shkëlqeu me Skënderbeun…! E mbani mend golin që shënoi ndaj Besës…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

Për të gjithë lojtarët që kemi risjellë deri tani themi që a e mbani mend dhe padiskutim që shumica e mbajnë mend, ndërkohë që për këtë lojtarin në foto, janë më të pakët ata që në memorien e tyre sjellin ndërmend boshnjakun Vladimir Markoviç, ose Vlado siç e njihnin të gjithë.

Ka luajtur vetëm një sezon me Skënderbeun në atë 2010-2011 dhe gjithsej u aktivizua në 40 ndeshje ku shënoi edhe dy gola. Mbrojtësi i krahut të majtë do të mbahet mend për shpejtësinë, grintën dhe atë që dha me fanelën bardhekuqe.

Një superlojtar, teksa nuk kanë për ta harruar tifozët korçarë atë gol që shënoi më 23 gusht të 2010, me një perlë që lëshoi me të majtën nga 40 metra larg, brenda në stadiumin “Besa”. Ajo ndeshje ishte e para e kategorisë superiore në atë kohë dhe Skënderbeu fitoi 1-0 në transfertë.

Më pas Vlado u largua te Teuta ku luajti vetëm tre ndeshje për tu rikthyer në Bosnje. Mbrojtësi i shkëlqyer majtosh njihet edhe për aventurat e mëdha që bënte, teksa më 18 dhjetor të 2013-ës u arrestua për grabitje me armë. Por kjo pak rëndësi ka, pasi te Skënderbeu ishte ndër lojtarët më të mirë në atë kohë dhe në këtë qytet do të kujtohet që edhe pse në vetëm një sezon dha gjithçka për Skënderbeun.

Vlado Markoviç nuk do të harrohet asnjëherë.



bottom of page