Vllaznia gati të “blerë” korçarin Ilir Vrenozi/ E pret në finalen e titullit në Tiranë
- Korca Boom
- May 9
- 1 min read
Ndërkohë që Ilir Vrenozi është kthyer tashmë në qendër të vëmendjes, pas debateve politike që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, tashmë vëmendja për Vrenozin është kthyer te fusha e futbollit.
Si tifoz i zjarrtë i Skënderbeut, siç njihet Vrenozi, që e ka ndjekur prej shumë vitesh Skënderbeun skuadrën e tij të zemrës, së fundmi ka mbërritur një ofertë nga klubi “Vllaznia”.
Në finalen e madhe për titullin kampion që do të luhet ditën e hënë mes Vllaznisë dhe Egnatias, ka qenë klubi shkodran që i ka bërë gati fanelën me numrin 1 Ilir Vrenozit dhe e ka ftuar të jetë në stadium për të përkrahur Vllazninë.
Një dhuratë ekskluzive për Vrenozin nga Vllaznia dhe kjo bluzë i është ofruar për t'u veshur ditën e hënë në këtë finale. Sigurisht që Vrenozi e ka falenderuar pafund Vllazninë për këtë surprizë të bukur dhe sigurisht që i kthyer në qendër të vëmendjes në Shqipëri, ai ndjen tashmë respekt nga të gjithë.
A do të udhëtojë drejt Tiranës për ta veshur fanelën me numrin 1 të Vllaznisë?
Kjo mbetet për t'u parë, por që korçari është kthyer në qendër të vëmendjes, kjo tashmë nuk ka diskutim.
Bravo Ilir Vrenozi!
“KORÇA BOOM”
