Vllaznia hedh “grepat” te Skënderbeu/ Korçarët nuk e lëshojnë pa 100 mijë euro
- Korca Boom
- May 25
- 1 min read
Ardit Nikaj mund të jetë një nga afrimet e Vllaznisë në merkaton e verës. Shkodranët pritet të bëjnë lëvizje të shumta, duke u fokusuar te produkti vendas.
Nikaj do të largohet nga Skënderbeu, skuadër e cila ka rënë në Kategorinë e Parë dhe mund të rikthehet në vendlindje.
23-vjeçari pëlqehet shumë nga kuqeblutë, të cilët po përgatisin ofensivën për ta afruar në verë.
Skënderbeu kërkon të paktën 100 mijë euro për kartonin e shkodranit dhe mbetet të shihet nëse Vllaznia do e paguajë këtë shumë, apo do të tentojë një huazim.
“KORÇA BOOM”
