VOLEJ / HISTORIKE: Skënderbeu do marrë pjesë në Gjilan në BVA Cup…
- Korca Boom
- Aug 5, 2023
- 1 min read
Skënderbeu në volejboll për femra do të marrë pjesë për herë të parë në histori në Kupën Ballkanike që do të zhvillohet në Gjilan të Kosovës. Ka qenë FSHV-ja që i ka uruar suksese vajzave korçare.
Ja njoftimi i Federatës së Volejbollit:
Ekipi i Skënderbeut të vajzave për herë të parë do jetë pjesë e BVA Cup. Kjo Kupë Ballkanike do të zhvillohet në Gjilan të Kosovës me pjesëmarrjen e Kv Drita e Gjilanit, Galatasaray e Stambollit, AO Markopoulo Revoil i Athinës dhe Skënderbeu i Korçës.
Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese ekipit te Skënderbeut.


