VOLEJ FEMRA/ Këto janë kampionet e Shqipërisë. Festë bardhekuqe në parket
- Korca Boom
- May 4
- 1 min read
U-20 Skënderbeu-Dinamo 3-2 (2-0)
Skënderbeu në volejboll për femra U-20 sot është shpallur kampione kombëtare, duke merituar këtë trofe fantastik me ndeshje njëra pas tjetrës të bukura dhe duke bërë “ligjin” në volejboll shqiptar.
Është i treti vit radhazi që Skënderbeu fiton këtë trofe dhe kjo tregon se baza e volejbollit të së ardhmes është e sigurtë. Sot Skënderbeu mposhti në shtëpi 3-2 ekipin e Dinamos dhe duke fituar edhe ndeshjen e parë, me dy fitore shpallet kampione kombëtare.
Bravo vajza! Bravo trajnerit Julian Shishi!
Urime “Ujkonja”! Jeni fantastike!
Njoftimi i klubit shumësportësh “Skënderbeu”:
Skuadra e vajzave U20 të Skënderbeut është shpallur kampione e Shqipërisë në volejboll për femra sezoni 2024-2025Në një finale emocionuese ndaj Dinamos, korçaret triumfuan me rezultatin 3-2, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm nën drejtimin e trajnerit Julian Shishi.
Forca Skënderbe.
“KORÇA BOOM”

