VOLEJ FEMRA/ Nesër Pogradeci për fitore ndaj Partizanit. Të shtunë Skënderbeu ndeshje të lehtë me Korabin
- Korca Boom
- Nov 13
- 1 min read
Të premte dhe të shtunë luhet java e tretë e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndërkohë që nesër, pra të premte është radha e Pogradecit.
Liqenoret luajnë në transfertë ndaj Partizanit dhe është ndeshja e ditës së parë për këtë javë për Grupin A. Pogradeci pavarësisht se luan në transfertë pritet që të mos e diskutojë fitoren edhe pse luan jashtë shtëpisë së vet. Ndeshja Partizani-Pogradeci starton nesër në orën 18:00 në kryeqytet.
Më pas, ditën e shtunë, në orën 13:00 të mesditës do të jetë radha e Skënderbeut që do të luajë ndeshjen e vet ndaj Korabit në qytetin juglindor. Skënderbeu-Korabi është nga ato ndeshje që do të vlejë vetëm për statistikë, pasi vajzat nga Peshkopia kanë ekipin më të dobët në këtë sezon.
Në Grupin A të Kupës së Shqipërisë kryeson deri tani Pogradeci me 6 pikë të plota, ndërkohë që Skënderbeu dhe Partizani ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë secila. Në vendin e fundit Korabi me 0 pikë.
Më poshtë sjellim kalendarin e kësaj jave për Grupin A dhe A për Kupën e Shqipërisë:
“KORÇA BOOM”



















