VOLEJ FEMRA/ Pogradeci bën lëvizjen e parë, firmos me lojtaren Kejda Kodra!
Pogradeci kampion absolut i sezonit që sapo përfundoi, ende pa u mbyllur festa e gëzimit ka filluar të mendojë për sezonin e ri. Ndërkohë që një pjesë e lojtareve janë larguar pasi kanë mbyllur kontratën me skuadrën liqenore, janë pjesa tjetër e ekipit që kanë filluar menjëherë nga firmat.
Në këtë mënyrë konfirmohet emri i parë për sezonin e ri 2026-2027 dhe ajo është Kejda Kodra, lojtare që në fakt ka firmosur ditën e djeshme me klubin liqenor për një sezon.
Kjo tregon që Pogradeci nuk ka ndërmend që të ndalet edhe sezonin tjetër dhe duket se po shijohet me trofe dhe do të kërkojë edhe vitin tjetër titullin kampion.
NJOFTIMI I KLUBIT POGRADECI:
ZYRTARE
Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqesine të njoftojë nënshkrimin për vazhdimin e bashkëpunimit me Volejbollisten KEJDA KODRA për Sezonin Sportiv 2026-2027.
Suksese!
“KORÇA BOOM”
















