VOLEJ FEMRA/ Pogradeci nuk ndalet në merkato, firmos një tjetër volejbolliste
- Korca Boom
- May 2
- 1 min read
Pas firmës së dy blerjeve të para, ato të Paola Gjata dhe Edona Kalludra vjen në këto momente një tjetër lajm i madh për Pogradecin në volejboll për femra.
Bëhet fjalë për firmën e volejbollistes tjetër Emanuela Ramo, lojtarë që do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin e Pogradecit edhe sezonin e ardhshëm.
Këtë lajm e bën publik vetë faqja zyrtare e Pogradecit, ndërkohë që duket se në qytetin liqenor edhe pse ka shumë kohë në mëkëtë merkto verore, duan ti mbyllin një orë e më parë grupin e lojtareve për të qenë gati për titullin kampion seozonin e ardhshëm.
Tashmë janë tre firma në kontratat e reja te Pogradeci në volejboll për ferma, teksa kujtojmë që i pari firmosi trajneri Besnik Lisha.
Vërtet një skuadër e madhe po ngrihet në Pogradec dhe në ditët në vazhdim presim të tjera afrime te kjo skuadër.
Ja dhe njoftimi i fundit i volejbollit pogradecar:
ZYRTARE!
Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit për sezonin sportiv 2025-2026 me volejbollisten Emanuela Ramo!
Suksese!
“KORÇA BOOM”
