top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nesër do titullin kampion ndaj Dinamos

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 20
  • 1 min read

Erdhi dita për të synuar një tjetër titull kampion dhe Skënderbeu U-18 është shuëm pranë këtij momenti të rëndësishëm. Pikërisht nesër në datën 21 maj, në orën 15:00 luhet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ndeshja e kthimit e finales mes Skënderbeut dhe Dinamos.


Takimin e parë në kryeqytet përpara pak ditësh e fitoi Skënderbeu U-18 me shifrat 3-2, ndërkohë që mjafton një fitore nesër për të sjellë një tjetër titull kampion të rëndësishëm në lojën e rrjetës në volejboll për femra.


Skënderbeu U-20 kujtojmë që u shpall kampione e vendit duke e fituar treofeun e rëndësishëm, ndërkohë që tashmë është radha e Skënderbeut U-18.


Shpresohet që nesër mbështetja e tifozëve të jetë më e madhe, pasi vajzat kanë nevojë për mbështetjen e tyre.


Suksese Skënderbeut U-18 dhe suksese nesër!

Duam titullin vajza!


“KORÇA BOOM”



bottom of page