VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu shkon në finale. Forca vajza, duam titullin!
- Korca Boom
- Apr 27
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu i të rriturave në volejboll për femra humbi në ndeshjen e parë finale ndaj Tiranës në shtëpi, është një tjetër skuadër që duket se do të na nderojë këtë sezon.
Bëhet fjalë për Skënderbeun U-20 në volejboll për femra që sot mposhti në ndeshjen e dytë Apoloninë dhe kalon në këtë mënyrë në finalen e madhe të këtij sezoni të jashtëzakonshëm.
Vajzat e drejtuara nga Julian Shishi kanë mposhtur një skuadër të fortë dhe tashmë në finale do të kërkojnë përse jo titullin kampion.
Bravo ju qoftë vajza!
Tani na nderoni dhe duam titullin kampion!
Urime, urime dhe vetëm urime!
“KORÇA BOOM”
