top of page

VOLEJ FEMRA/ Sot finalja e dytë, Skënderbeu një hap larg titullit kampion

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Skënderbeun e vërtetë duket se do ta shikojmë sot në orën 13:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, orë e cila do të luhet finalja e dytë në volejboll për femra U-20 mes Skënderbeut dhe Dinamos.


Super skuadër kemi parë deri në këto momente, teksa Skënderbeu në ndeshjen e parë mposhti Dinamon në shtëpi, ndërkohë që sot besohet se vajzat e trajnerit Julian Shishi, do të përsëritin suksesin e parë dhe janë një hap larg titullit kampion.


Atë që nuk e bëri Skënderbeu për të rritura, është gati ta bëjë kjo skuadër kaq shumë simpatike dhe me kaq shumë cilësi brenda, ndërkohë që ne u urojmë vajzave të rrjetës suksese dhe vetëm suksese.


NJOFTIMI I KLUBIT SHUMËSPORTËSH “SKËNDERBEU”


Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë t’ju ftojë të ndiqni Finalen e Dytë të serisë finale të Kampionatit Kombëtar për moshën U20 për femra:

Skënderbeu vs Dinamo

Data: 4 maj Ora: 13:00

Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” Korçë

Pas një ndeshjeje të parë emocionuese, skuadra jonë është gati të luftojë fort për fitoren! Ejani të mbështesim vajzat tona drejt titullit kampion!

Mbështetja juaj bën diferencën!

Forca Skënderbe!


“KORÇA BOOM”



bottom of page