top of page

VOLEJ FEMRA/ Sot shansi i fundit, Skënderbeu pret Tiranën dhe do fitoren

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 2
  • 1 min read

Nëse ka një ditë që Skënderbeu ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve është kjo e sotmja. Skënderbeu në volejboll për femra sot luan finale e tretë dhe më delikate të këtyre finaleve ndaj Tiranës. Në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” bardhekuqet do të kërkojnë të fillojnë përmbysjen e madhe, pasi një fitore e sotme, do të thotë që të luhet ndeshja tjetër në kryeqytet.


Skënderbeu-Tirana në dy ndeshjet e fundit ka pasur një fund të hidhur për Skënderbeun, pasi të dy ndeshjet i ka fituar Tirana, ndërkohë që sot është e fundit për bardheblutë e rrjetës, pasi nëse fitojnë mbyllin titullin në qytetin juglindor.


Orlando Koja së bashku me vajzat nuk mund të dorëzohen kaq lehtë dhe prandaj kjo është një finale e madhe për Skënderbeun dhe qytetin juglindor. Të gjitha rrugët sot të çojnë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, atje ku Skënderbeu pret mbështetjen e tifozëve dhe sigurisht që vetëm kështu skuadra mund tja dalë.


Suksese sot Skënderbe! Duam fitoren!


“KORÇA BOOM”



bottom of page