top of page

VOLEJ FEMRA/ “Bie” Skënderbeu, Anxhela Mehmeti shkon me Pogradecin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 10
  • 1 min read

Pogradeci në volejboll për femra përpara disa orësh i ka rrëmbyer Skënderbeut lojtaren më të mirë, Anxhela Mehmeti.


Në fakt ka kohë që pogradecaret i kanë hedhur “grepat” te Skënderbeu dhe kanë sigurojnë shërbimet e një prej lojtareve kryesore të korçareve. Ka qenë vetë klubi i Pogradecit që ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një njoftimi në faqen e vet zyrtare, ndërkohë që Skënderbeu me këtë lajm tregon qartë se është në krizë totale.


Pogradeci në volejboll për femra e ka ndarë mendjen që të ngrejë një skuadër për titullin kampion dhe vazhdon të bëjë prezanime të shumta, ndërkohë që Skënderbeu jo vetëm që nuk ka prezantime, por ka largime dhe është akoma pa trajner.


Ja dhe njoftimi i klubit Pogradeci:


ZYRTARE!

Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin për sezonin sportiv 2025-2026 me volejbollisten Anxhela Mehmeti!

Suksese!


“KORÇA BOOM”


bottom of page