VOLEJ FEMRA/ BRAVO vajzat e liqenit. Na bëtë krenarë!
- Korca Boom
- Apr 17
- 1 min read
Dje në mbrëmje u mbyll ndeshja e tretë dhe e fundit mes Skënderbeut dhe Pogradecit në volejboll për femra dhe ëndrra e bukur e liqenoreve përfundoi këtu. Për pak sa dje Pogradeci nuk bëri surprizën, por tashmë është ky ekip që i ka thënë lamtumirë sezonit dhe të gjithë në këtë qytet të vogël janë me kokën lart.
Në fund të fundit derbi juglindor prodhoi emocione si asnjëherë më parë, ndërkohë që skuadrën që e kemi cilësuar “hirushen” e kampionatit, e kanë duartrokitur gjatë, si për të thënë se Pogradeci meriton fjalët më të mirë. Ky sezon edhe pse u mbyll këtu për Pogradecin, duhet thënë se tashmë do të mendohet për sezonin e ardhshëm, ku liqenoret padiskutim do të futen që në start për titullin kampion.
Ka qenë klubi liqenor që pas mbylljes së sezonit shkruan këto rreshta:
Ky EKIP dhe kjo TIFOZËRI meritojnë vetëm përgëzime dhe duartrokitje nga të gjithë, u bë ajo që edhe optimisti më i madh nuk e besoi që do arrinte ky nivel.
"Sigurisht një falenderim të veçantë për Kryetarin e Bashkisë Pogradec Z. Ilir Xhakolli për mbështetjen që vazhdon t'i japë ekipit tonë.
U mbyll një sezon i nisur me ulje-ngritje, por sot themi që vajzat dhanë shpirtin në fushë për ta mbyllur me dinjitet.
POGRADECI si qytet meriton sepse e dashuron VOLEJBOLLIN, ndaj shihemi sezonin e ardhshëm më fuqishëm se kurrë."
“KORÇA BOOM”

