VOLEJ FEMRA/ Finalja e madhe Skënderbeu-Tirana, të mërkurën në Korçë
- Korca Boom
- Apr 20
- 1 min read
Erdhi dita e finales së parë të kampionatit kombëtar në volejboll për femra, ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës.
Tashmë në bazë edhe të përcaktimit të ndeshjeve qysh në fillim të sezonit, ndeshja e parë finale do të luhet në fushën e ekipit që është renditur më mirë. Skënderbeu i renditur i pari, pra më lart se Tirana do luajë 3 ndeshje në shtëpi, ndërkohë që vetëm 3 takime do të luhet në fushën e Tiranës.
Të mërkurë në datë 23 prill 2025 në orën 17:00 është përcaktuar ndeshja e parë finale në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe të gjitha finalet do të jenë padiskutim të bukura dhe me rivalitet. Kujtojmë që Tirana e mposhti Skënderbeun në shtëpi dhe i mori Kupën e Shqiprisë dhe Skënderbeu këtë herë do revanshin.
Kush fiton 3 ndehsje shpallet kampion, prandaj vajzat e Orlando Kojës do të shfrytëzojnë që luajnë një ndeshje më shumë në fushën e tyre. Skënderbeu është në përgatitjet e fundit dhe e mërkura është në prag, ndërkohë që për këtë ndeshje kërkohet edhe mbështetja e sportdashësve në pallatin e sportit, që do të jenë shumë përcaktues në këto finale.
Vërtet që të mërkurën ndaj Tiranës pritet të shohim një pallat sporti të tejmbushur, ashtu si edhe vitet e tjera dhe Skënderbeu do të kërkojë të mbrojë titullin kampion.
Forca vajza! Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
