top of page

VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet Skënderbeu-Tirana finalja e pare!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 18
  • 1 min read

Skënderbeu-Tirana është finalja e madhe e këtij ecidioni në volejboll për femra dhe tashmë duhen edhe pak ditë deri në startin e ndeshjes së parë. Në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Volejbollit, tashmë është bërë zyrtare ndeshja e parë e kësaj finaleje dhe do të jetë të mërkurën e ardhshme më 23 prill dhe do të startojë në orën 17:00.


Kjo ndeshje e parë do të luhet në qytetin juglindor dhe më konkretisht në pallatin e sportit “Tamara Nikolla:

Tashmë dihet që do të jenë 5 ndeshje në dispozicion për këtë finale dhe fitues do të shpallet skuadra që do të fitojë tre prej tyre. Skënderbeu skuadra që e mbylli në krye të kampionatit kombëtar ka avantazhin pasi tre ndeshje i luan në shtëpi dhe dy do të luhen në Tiranë.



Nëse Skënderbeu fiton 3 ndeshjet e para nuk do të ketë nevojë për ndeshje të tjera, por duekt se do të jetë finale e bukur dhe spektakolare këtë sezon. Skënderbeu vjen në finale si kamapionia në fuqi, ndërkohë që Tirana do të kërkojë të rrëzojë Skënderbeun nga froni.

Pak ditë më parë bardhekuqet e rrjetës eleminuan në gjysmëfinale Pogradecin dhe ju desh ndeshja e tretë dhe rezultati 3-2 që të kalonte në finale.


Tashmë është radha për “fjalën” e fundit titull dhe të gjithë edhe në juglindje mezi presin të mërkurën e 23 prillit dhe orën 17:00, ku pritet padiskutim që kjo finale të rikthejë plot e përplot pallatin e sportit në juglindje.


Suksese Skënderbeut në finale ndaj Tiranës, atje ku emocionet na presin të gjitëve.



“KORÇA BOOM”





bottom of page