VOLEJ FEMRA/ Nesër derbi i juglindjes. Pogradeci autobusë falas për tifozët!
- Korca Boom
- Apr 15
- 1 min read
Nesër në orën 18:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” luhet një nga ndeshjet më të bukura të “play-off”-it në volejboll për femra dhe përcaktuese për të mësuar më pas finalisten tjetër e këtij edicioni që do të përballet me Tiranën për të përcaktuar titullin kampion.
Skënderbeu e mposhti Pogradecin në ndeshjen e parë 3-1. Në takimin e dytë kanë qenë pogradecaret që kanë fituar 3-2, ndërkohë që nesër luhet përballja vendimtare e këtij sezoni, pasi njëra prej tyre do ti thotë lamtumirë rrugëtimit.
E rëndësishme është që nesër në orën 18:00 nuk do të mungojë spektakli dhe emocionet dhe pallati i sportit “Tamara Nikolla” do të mbushet e përplot me sporttdashës.
Ndërkohë që tifozët bardhekuq tashmë janë gati për këtë takim kaq vendimtar, është sërish Pogradeci skuadra mike që u bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë nesër në ndeshjen e Korçës.
Njoftim i klubit të Pogradecit!
Ditën e Mërkurë ora 16:30 tek Pallati i Sportit “Arefi Berberi” niset autobusi i vendosur nga klubi për ata që duan të udhëtojnë falas drejt Korçës për të ndjekur nga afër ndeshjen e 3 play-off mes Skënderbeut dhe Pogradecit.
Për rezervim kontaktoni tek nr i tel 069 607 0853
Ju mirëpresim të jemi sa më shumë në mbështetje të vajzave tona!
Forca POGRADECI!
“KORÇA BOOM”
