VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu në finale, mposht Pogradecin në 5 sete
- Korca Boom
- Apr 16
- 3 min read
Skënderbeu – Pogradeci 3-2
(25-15, 23-25, 13-25, 25-21, 15-3)
Sapo ka përfunduar në këto momente ndeshja e tretë e play-off-it mes Skënderbeut dhe Pogradecit me fitoren e Skënderbeut në një ndeshje maratonë dhe shumë dramatike me pesë sete të luajtura dhe njëri më i bukur se tjetri. Në fund në finale në këtë ndeshje derbi, është Skënderbeu skuadra kampione në fuqi që tashmë do të ketë përballjen me Tiranën. Nga ana tjetër një Pogradec mbrëmjen e sotme që duhen thënë fjalët më të mira për këtë përfaqësim dinjitoz që bëri në këtë sezon edhe pse nuk arriti në finale. Për tu pëmendur është se ndeshja e sotme që sapo ka përfunduar zgjati 2 orë e 3 minuta.
Seti i parë i takimit fillon me avantazhin e Skënderbeut, teksa bardhekuqet kryesojnë 3-2, apo edhe 4-3. Këtu Skënderbeu shënon 4 pikë radhazi dhe rezultati shkon në 8-4. Pogradecaret përpiqen të afrohen dhe e bëjnë deri në 10-8, ndërkohë që më pas Skënderbeu nuk fal dhe kryeson bindshëm 17-10, diferencë që tregon se ky set po flet për vendaset që më pas, 18-14 dhe në fund fitojnë 25-15 pra me një diferecnë të madhe nga miket. 1-0 me sete për Skënderbeun.
Në setin e dytë miket liqenore zgjohen dhe pas barazimit 3-3, janë ato që kryesojnë nga barazimi 4-4 në 4-10, pra 6 pikë radhazi për Pogradecin. Skënderbeu përpiqet të afrohet me pikë dhe më tej, 9-13, 12-14, 17-20, pra vazhdimisht me kryesimin e mikeve që edhe në fund pas pikëve në tabelë 22-23, fitojnë këtë set 23-25 dhe tashmë gjithçka barazohet me sete 1-1.
Në setin e tretë të takimit janë miket nga Pogradeci që marrin zemër dhe nuk ndalet me entuziazmin në skuadër, ndërkohë që edhe mbështetja e tifozëve bardhekuq nuk bën punë për ekipin e Orlando Kojës. Është Pogradeci që kryeson vazhdimisht në këtë set, 3-6, 5-8, apo edhe 8-11, ndërkohë që 9-16 është diferenca më e thellë, ku Skënderbeu nuk gjen dot veten dhe u jep mundësi pogradecareve që të ecin të qeta drejt fitores. Pas rezultatit 12-17, janë miket që shënojnë sërish 6 pikë radhazi dhe rezultati shkon në 12-23, diferenca e jashtëzakonshme për liqenoret. Ky set përfundon 13-25 dhe tashmë setet kalojnë në favor të mikeve nga Pogradeci 1-2.
Në setin e katërt, Koja dhe vajzat nuk mund të dorëzohen kaq lehtë, aq më tepër që luanjnë në shtëpi dhe fillojnë setin me avantazhin 5-1, ndërkohë që më pas shifrat sërish në favor të Skënderbeut, 8-5, apo edhe 13-7 një diferencë e admirueshme që tregon qartë se Skënderbeu nuk mund të dorëzohet kaq kollaj në shtëpi. Tre pikë radhazi për pogradecaret dhe 13-10, ndërkohë që trajneri Orlando Koja detyrohet të marrë pushim. Në këtë moment ka emocione të mëdha në parket, pasi shifrat ngushton edhe më shumë në 14-13 dhe këto Koja bën ndërrim, pasi janë miket pas një diferencë të madhe pikësh afrohen kaq shumë. Sërish diferencë e ngushtë 16-15 dhe më së fundi vjen barazimi 16-16, barazimi i parë në këtë set. Sërish Skënderbeu shënon pikë 17-16, 18-17 dhe përsëri barazim 18-18. 22-19 për Skënderbeun dhe këtu duket se Pogradeci dorëzohet, pasi rezultati përfundimtar i këtij seti është 25-21 dhe tashmë gjendja e seteve baraohet në 2-2 dhe do të duhet seti i pestë dhe final.
Seti i pestë fillon mirë për Skënderbeun që kryeson 3-0 dhe pas këtij momenti pogradecaret shënojnë pikën e parë, 3-1. Është sërish Skënderbeu që nuk fal dhe 7-1, diferencë e madhe në një set final. Më pas fitorja e Skënderbeut merr rrugë, pasi shifrat shkojnë 10-2 dhe përfundimisht 15-3 dhe 3-2 me sete për Skënderbeun.
Në përfundim ka festë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, teksa Skënderbeu festoon arritjen në finale dhe tashmë ndaj Tiranës do të kërkojë të mbrojë titullin kampion. Nga ana tjetër një BRAVO e madhe për pogradecaret që kanë rivalizuar kaq shumë dhe që kanë treguar një rivalitet të madh me Skënderbeun, por deri këtu ishte rrugëtimi i liqenoreve.
“KORÇA BOOM”
