VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 finalja e dytë. Forca vajza, ia dalim!
- Korca Boom
- Apr 26
- 1 min read
Skuadra korçare në volejboll për femra luan sot fatet e titullit kampion, në ndeshjen e dytë ndaj Tiranës. Skënderbeu vjen në këtë përballje me një disavantazh, pas humbjes 0-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Korçë.
Por tani është një tjetër mundësi dhe gjithçka varet nga një fitore në Tiranë, konkretisht në Farkë, ku korçaret do të kenë mundësinë për të vazhduar më tej nëse arrijnë të barazojnë serinë, duke e kthyer vendimin përfundimtar sërish në Korçë.
Nëse nuk ia dalin as në këtë takim, atëherë shanset janë shumë të pakta, por asnjëherë të pamundura. Gjithsesi, besohet se trajneri Orlando Koja ka bërë ndryshimet e duhura për të fituar ndaj Tiranës.
Në humbjen e parë u vu re sidomos mungesa e organizatores Pencse, e cila pësoi një dëmtim dhe nuk do të jetë as në këtë takim. Madje, me shumë mundësi ajo e ka mbyllur sezonin, çka mund të konsiderohet edhe si goditja më e rëndë që ka pësuar Skënderbeu këtë vit.
Megjithatë, besohet se vajzat korçare mund t’ia dalin sot, në orën 17:00 në Farkë, përballë Tiranës.
“KORÇA BOOM”
