top of page

VOLEJ FEMRA/ Sot ora 18:00 vraponi drejt pallatit të sportit, derbi Skënderbeu-Pogradeci!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Erdhi ora që sot të gjithë të vrapojnë drejt pallatit të sportit “Tamara Nikolla”. Pikërisht në orën 18:00 të pasdites së sotme luhet derbi i madh i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci në volejboll për femra.


Ndeshja e parë u fitua nga Skënderbeu, takimi i kthimit në Pogradec u fitua nga liqenoret dhe sot luhet akti i fundit për të përcaktuar më pas finalisten që do të vihet përballë Tiranës.

Sigurisht që Skënderbeu ka avantazhin pasi luan në fushën e vet, por pogradecaret luajnë gjithçka për gjithçka dhe jo më kot kanë treguar se janë një skuadër e denjë dhe nuk përjashtohet edhe ndonjë rezultat surprizë.



Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një përallje “derbi” kaq të madhe në volejboll për femra. Të dy ekipet kanë luajtur me njera-tjetrën, por nuk kanë kanë pasur kurrë të dyja objektiv titullin, pasi Skënderbeu ka qenë skuadra e historisë. Sot kërkon edhe Pogradeci finalen e madhe dhe kjo e bën edhe më të bukur këtë ndeshje.


Një ftesë të gjithë tifozëve që sot ta mbushin plot e përplot pallatin e sportit pasi Skënderbeu ka nevojë për mbështetjen e tyre. Nga ana tjetër edhe Pogradeci sot vjen i organizuar me tifozët me vete dhe në këtë mënyrë, spektakli si në shkallët e pallatit, por edhe në parket është i garantuar.


Skënderbeu-Pogradeci në orën 18:00 më shumë se një ndeshje.

Fitoftë skuadra më e mirë!



 “KORÇA BOOM”





bottom of page