top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu nënkampion i vendit. Bravo djema

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Tashmë verdikti i skuadrës kampione në volejboll për meshkuj është dhënë qysh ditën e djeshme dhe është Partizani dhe jo Skënderbeu ekipi që vari në qafë medlajet e titullit kampion.


Në tre ndeshje 3 fitore për Partizanin, ndërkohë që Skënderbeu rivalizoi mund të themi denjësisht në ndeshjen e dytë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Gjithsesi të kuqtë e Partizanit e merituan edhe këtë edicion trofeun e kampionit, teksa Skënderbeu në këtë mënyrë është skuadra nënkampione e vendit.


Për të gjithë vendi i dytë mund të quhet një dështim, por nuk është i tillë. Këta djem padiskutim kanë dhënë më të mirën dhe pas shumë e shumë dekadash janë ktheyr mes ekipeve më të mira të vendit dhe një vend i dytë nuk është pak. Ndoshta me ndonjë blerje tjetër edhe titulli mund të ishte më pranë, por gjithsesi të shohim dhe tëp resin sezonin e ardhshëm.


Bravo trajnerit Arben Prifti!


Bravo djemve të rrjetës dhe urime për këtë sukses, sepse edhe nënkampion nuk është pak!


Urime dhe vetëm urime!


“KORÇA BOOM”



bottom of page