top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu kërkon revanshin në Korçë, të enjte ndaj Partizanit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 22
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për meshkuj është kthyer në shtëpi pas humbjes së mbrëmshme 3-0 në finale e parë të kampionatit kombëtar në volejboll për meshkuj.


Një finale që në fakt duhet harruar një orë e më parë, edhe për atë se ka qenë vërtet një nga ndeshjet më të dobëta të bardhekuqve në këtë sezon, teksa u mposhtën në 1 orë e pak minuta, duke mos lënë gjurmë në asnjë prej tre seteve të humbura.


Gjithsesi kjo ishte vetëm ndeshja e parë finale dhe tashmë finalja e dytë është përcaktuar dhe do të jetë ajo e së enjtes, pra më 24 prill në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe do të startojë në orën 17:00.



Në këtë ndehshje djemtë e Arben Priftit duhet të ragojnë edhe për atë se nëse e humbasin titulli më pas është pranë të kuqve, pasi ndeshjen tjetër e luajnë në shtëpi.


Këtë të enjte në qytetin juglindor nevojitet edhe mbështetja e tifozëve për të shpresuar se një fitore e mundshme, që nëse ndodh kthen Skënderbeun në lojë.


Forca Skënderbe!


“KORÇA BOOM”



bottom of page