VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu nuk ja del ndaj Partizanit, të kuqtë pranë titullit
- Korca Boom
- Apr 24
- 2 min read
Updated: Apr 25
Skënderbeu-Partizani 1-3 (0-2)
(25-23, 20-25, 22-25, 20-25)
Skënderbeu ndryshe nga pak ditë më parë, sot edhe pse nuk ja ka dalë në fund ndaj Partizanit, ka zhvilluar një superndeshje dhe meriton fjalët më të mirë. Bardhekuqtë u mundën 1-3 nga Partizani, por sot kanë zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura dhe kishin mundësi që të bënin surprizën, por gjithsesi është Partizani tashmë pranë titullit, pasi kryeson me ndeshje 2-0.
Seti i parë i ndeshjes fillon me barazimin 2-2 dhe direkt Skënderbeu kalon në avantazhin 6-3. Madje kryesimi i Skënderbeut vijon edhe më tej, 10-6, 11-8, apo 14-12, ndërkohë që miqtë nga kryeqyteti përpiqen të barazojnë dhe e bëjnë realitet një gjë të tillë në momentin kur shifrat shënohen 15-15. Më pas kemi barazimi të njëpasnjëshme 17-17, 19-19 dhe deri në rezultatin 23-23. Dy pikët e fundit i shënon Skënderbeut që fiton setin e parë 25-23 dhe 1-0 për bardhekuqtë.
Seti i dytë i takimit ndryshe nga i pari fillon me avantazhin e Partizanit, 1-3, 2-5 dhe 6-8, ndërkohë që korçarët përpiqen të afrohen por pas rezultatit 7-8, menjëherë të kuqtë bëjnë diferencën dhe kryesojnë 8-13 një shkëputje e admirueshme. Përsëri një pikë diferencë 15-16 dhe përsëri avantazh për Partizanin 15-19. Pas këtij momenti duket se miqtë e kanë të lehtë të shënojnë pikët e fundit dhe e fitojnë këtë set 20-25 dhe barazohet tashmë gjendja e seteve në 1-1.
Pas barazimit të seteve në të tretin është sërish Partizani që e fillon mirë setin duke kryesuar 0-4. Më tej 4-7, 8-9, 11-14, 15-17 dhe Skënderbeu e ka të vështirë që të barazojë, madje nuk e bën dot në asnjë moment në këtë set. Të kuqtë vazhdojnë kryesimin e mëtejshëm 16-19, 19-21 dhe në fund 22-25 për Partizanin dhe tashmë gjendja e seteve shkon në favor të miqve 1-2.
Në setin e katërt dhe të fundit të takimit, Skënderbeu e nis me disa barazime 1-1, 4-4 dhe për herë të parë dhe të fundit në këtë set shënon pikën e kryesimit 5-4, por vetëm kaq. Më pas, 6-9, 9-13, 13-17, janë pikët e avantazhit të mëtejshëm të miqve që duan ta mbyllin këtë ndeshje sa më parë. Në fund të këtij seti 20-25 dhe përfundimisht Partizani fiton 1-3 në qytetin juglindor.
Me këtë fitore Partizani kryeson me ndeshje 0-2 dhe tashmë titulli është pranë kryeqytetit dhe do të duhet edhe ndeshja e fundit për të dhënë verdiktin përfundimtar.
Gjithsesi fjalët më të mirë për Skënderbeun që sot ka zhvilluar një ndeshje vërtet të bukur pavarësisht se nuk ja ka dalë.
“KORÇA BOOM”
