top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shkon në finale me Partizanin, mposht Tiranën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 16
  • 2 min read

Skënderbeu – Tirana 3-1

(25-22, 25-22, 23-25, 25-16)


Sapo ka përfunduar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ndeshja e tretë e volejbollit mes Skënderbeut dhe Tiranës dhe janë bardhekuqtë që shkojnë në finalen e sezonit, teksa kanë mundur 3-1 bardheblutë në qytetin juglindor.


Një BRAVO e madhe për djemtë e Skënderbeut që kanë përmbysur ndeshjet. Në takimin e parë ka qenë Tirana që ka fituar në Korçë, ndërkohë që Skënderbeu fitoi në Tiranë pak ditë më parë dhe në këto momente sapo e ka mposhtur sërish Tiranën.


Seti i parë i takimit filloi i ekulibruar me barazimin 3-3, ndërkohë që është menjëherë Skënderbeu që udhëheq 6-4. Është sërish Tirana që barazon në 7-7 dhe kemi një tjetër barazim 11-11 gjë që tregon se të dyja skuadrat luftojnë fort në parket. 16-13 për Skënderbeun është avantazhi i mëpasëm, ndërkohë që pas momentit kur shifrat shënojnë në tabelë 18-14, është Tirana që surprizon dhe barazon rezultatin në 18-18. Skënderbeu nuk fal pas këtij momenti dhe kryeson 21-18, 24-21 dhe mbyll setin e parë 25-22, duke kryesuar me sete 1-0.




Në setin e dytë të takimit sërish kemi barazim 3-3 qysh në fillim, ndërkohë që një tjetër barazim 7-7 dhe dy pikë për Skënderbeun dhe 9-7. Avantazhi prej dy pikësh për bardhekuqtë vijon edhe më tej, 10-8, 13-11, ndërkohë që Skënderbeu nuk ndalet dhe thellon shifrat në 18-13. Ndërkohë që po afrohej fundi i setit është Tirana që afrohet në 21-20, me vetëm një pikë diferencë, por vetëm kaq, pasi më tej 25-22 dhe 2-0 me sete për Skënderbeun që duket se është shumë pranë fitores së madhe.


Seti i tretë është sërish dramatik dhe me luftë në parket, ndërkohë që barazimet në fillimet e seteve nuk ndahen 3-3. Skënderbeu shkëputet disi në momentin që rezultati është 7-3, ndërkohë që Tirana përpiqet shumë që të mos e mbyllë ndeshjen me kaq dhe afrohet në momentin që shifrat janë 10-9 po për Skënderbeun. Pas shumë momentesh të bukura në parket rezultati barazohet në pikët 17-17 dhe është Tirana që për herë të parë kalon në avantazh 17-18. 19-19 dhe 21-21 janë barazimet e fundit të këtij seti dhe është Tirana që nuk dorëzohet duke e mbyllur setin 23-25 dhe ka rihapur lojën tashmë me gjendjen e seteve 2-1 për Skënderbeun.


Në setin e katërt është Skënderbeu që kërkon ta mbyllë sa më parë ndeshjen dhe kryeson me pak pikë diferencë 4-2, 6-4, apo edhe 8-5, apo 12-7 një diferencë e admirueshme për të mbyllur setin dhe më pas krejt ndeshjen. Skënderbeu shkon bindshëm drejt fitores edhe të këtij seti dhe tabela shënon rezultatin 18-12, pra 6 pikë diferencë. Më pas 21-16 dhe në fund Skënderbeu ia del 25-16 dhe ka festë pasi, tashmë Skënderbeu fiton përfundimisht 3-1.

Me këtë fitore Skënderbeu shkon në finale dhe do të diskutojë titullin kampion me Partizanin.


Urime djemve bardhekuq dhe suksese tashmë ndaj Partizanit!



 “KORÇA BOOM”





bottom of page