Volej / Pogradeci bën goditjen e radhës në merkato, ja kush ka firmosur
- Korca Boom
- May 1
- 1 min read
Liqenoret kanë filluar që tani të mendojnë për ekipin e ri të sezonit në volejboll për femra. Pasi kanë konfirmuar trajnerin Besnik Lisha, dhe më pas firmosi edhe Paula Gjata, vjen goditja e radhës: është Edona Kallundra ajo që ka hedhur firmën mbi kontratë.
Me sa duket, trajneri Lisha kërkon që sa më shpejt të “blindojë” lojtaret vendase, dhe më pas të fokusohet në përforcimet e tjera nga merkatoja.
"Korça Boom"
