top of page

Volejboll / Skënderbeu në kërkim të titullit kampion për U-20 – mësoni kur luan

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 30
  • 1 min read

Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se kur do të zhvillohet finalja mes Skënderbeut dhe Dinamos në volejboll për femra kategoria U-20.


Këto janë dy ekipet finaliste që do të përballen në tre takime, ndërsa fituese do të shpallet skuadra që arrin të fitojë dy ndeshje.


Takimi i parë do të luhet në Farkë, më datë 1 maj, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në Korçë, më datë 4 maj.


Nëse pas dy takimeve të para ekipet do të jenë në barazim, atëherë do të luhet edhe një ndeshje e tretë vendimtare, më datë 7 maj, sërish në Farkë.


Urojmë që vajzat e reja të sjellin trofeun në Korçë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page