Voska Sport sot ndaj Ohrit, të hënë përballë Skënderbeut
- Korca Boom
- Jul 15, 2023
- 1 min read
Faqja zyrtare e Voska Sport klubit maqedonas ka bërë me dijë sot do të zhvillojë testin e radhës miqësor në shtëpinë e tyre në stadiumin “Voska”, ndërkohë që të hënë kjo skuadër do të vihet përballë Skënderbeut.
Voska Sport-Ohri do të jetë përballja e sotme e orës 18:00 dhe ky ekip që shikoni në foto do të jetë kundërshtari i së hënës për Skënderbeun.
Ditën e hënë bardhekuqtë do të vihen përballë Voska Sport në një ndeshje që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe që do të fillojë në orën 19:00, pra pjesa e dytë duket se do të luhet e gjitha nën dritat e projektorëve.
Voska Sport këtë sezon është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas dhe nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për Skënderbeun.
