top of page

Voska Sport vjen e karikuar në Korçë, mundi mbrëmë Ohrin 4-0

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 16, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu nesër në orën 19:00 do të luajë testin e parë miqësor zyrtar, teksa do të presë në shtëpi Voska Sport skuadrën maqedonase që këtë sezon do të luajë në elitën e futbollit maqedonas.

Ashtu siç njoftoi një ditë më parë faqja jonë “Korça Boom”, mbrëmjen e djeshme Voska Sport ka luajtur një miqësore ndaj Ohrit. Voska Sport fitoi thellë 4-0, duke treguar se edhe në Korçë nesër do të vijë e karikuar, pasi në dy teste miqësore i ka fituar të dyja.

Disa ditë më parë, Voska Sport mundi Laçin 1-0 me golin e Ramadanit në minutën e 53-të. Dje, miqtë nga Maqedonia fituan 4-0 me gola të Fetai, Marushiç, Iseni dhe Jasharovski.

Në këtë mënyrë me dy dy fitore në dy ndeshje, nesër në orën 19:00 Voska Spprt do të vijë më shumë se i karikuar në stadiumin “Skënderbeu”, duke premtuar se do të jetë një ndeshje e fortë mes skuadrës korçare dhe asaj maqedonase.

Kjo foto që shikoni më poshtë i përket miqësores së djeshme mes Voska Sport dhe Ohrit.



bottom of page