Votoi bashkë me familjen, Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për veten dhe fëmijët tuaj
- May 11, 2025
- 1 min read
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka votuar sot në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani. Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë.
Në një prononcim të shkurtër përt mediat, Berisha, i cili kandidon për postin e Kryeministrin, u shpreh se qytetarët sot duhet të votojnë për të ardhmen e tyre.
I pyetur nëse do ta pranojë rezultatin, Berisha u shpreh se “do të kemi një ditë të dytë vere”.
“Sot të votojnë, për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni”, tha Berisha.
“KORÇA BOOM”



















