top of page

Vr*sja tronditëse, Klodiana Lala: Ka shumë mistere, po hetohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24
  • 1 min read

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga krimi makabër në Fier, ku vajza mbyti babanë.


E ftuar në “Log” ajo u shpreh se për krimin në familje që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Patosit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj.


Lala tha se vajza 26 vjeç ka vrarë babain duke e shtrënguar me tel.


“Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete.


Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page