top of page

Vranësira dhe reshje shiu/ Ja parashikimi i motit për sot, e martë, 6 maj 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 6
  • 1 min read

Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta.


Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas-here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.


Në orët e pasdites dhe në vijim të ketë një shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit dhe në veri lindje të vendit do të jenë në formë rrebeshi.


Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale.


Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor.


“KORÇA BOOM”



bottom of page