top of page

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme, e mërkurë, 21 Maj 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 21
  • 1 min read

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të poaraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore.


Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë. Temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi 8°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 28°C në Vlorë dhe Sarandë.


Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page