top of page

Vrapoi për të qënë i lirë. Njihuni me “Mëzin”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2023
  • 2 min read

Të gjithë e kujtojnë Kastriot Sulçen ose siç shokët dhe sportistët e thërrisnin “Mëzi”. Kjo për atë, se djaloshi trupmadh, ishte si një "kalë" që vraponte dhe nuk ndalej. Bëhet fjalë për një kampion, rekordmen, njeriun që e donte shumë lirinë. Kastrioti edhe pse ishte një sportist model u përndoq nga diktatura. Babai i tij, ish-officer madhor përfundoi në burg nga regjimi. Kastrioti dhe pjesa tjetër e familjes përjetuan internimin dhe ai gjente shpresë tek pasioni i tij për sportin e Atletikës. E nisi karrierën tek ekipi i “17 Nentorit” ku shumë shpejt u pa talenti në garat e shpejtësisë në 100 dhe 200 metra.

Në vitin 1983 thyen dy rekorde kombëtare, në 200 metra me kohën 21’6”, dhe në 400 metra me kohën 48’02”, rekorde që shënuan edhe emrin e Kastriotit në historinë sportive me fanelën e Skënderbeut. Gjatë kësaj kohe Kastrioti ishte ushtar në repartin e xhenios ku punonte me kazmë e lopate dhe më pas nuk ngurronte dhe gjente kohë të stërvitej nën urdhrat e trajnerit të madhit, Tomi Stefallari.

Të gjithëve na kujtohet kur në Korçë zhvillohej Kupa “Kristo Isak”. Një stadium i mbushur më shumë se në një ndeshje futbolli , ku Kastrioti doli i pari në çdo garë , kjo jo vetëm tek të tijat individuale, por edhe tek dy stafetat 4x100 dhe 4x400.

Ka një detaj interesant nga thyerja e rekordit kombëtar në 400 metra në Korçë. Kastrioti kërkoi lejë për të marrë pjesë në garë, por komandanti i repartit nuk e lejo. “Mëzi” del nga rrethimi dhe vjen në stadium, thyen rekordin,merr medaljen, por nuk ka kohë të gëzohet pasi duhet të jetë ne repart sepse mund të ndëshkohej. Gazetat dhe radiot së bashku me televizionin e vetëm të kohës kanë buçitur për këtë rekord. Duke dëgjuar për të komamdanti i repartit ndjen gabimin, vë dorën në zemër për këtë atlet madhështor dhe kështu Kastrioti nuk merr ndëshkim.

Ai nuk kishte fat dhe mundësi të garonte jashtë vendit. Por për Kastriotin do të vinte edhe dita e lirisë. Pas viteve 90, ai është dekoruar për kontributin e dhënë. Kastrioti, pas viteve 90 është dekoruar me të gjithë titujt dhe medaljet e mundshme duke treguar se pasioni dhe dëshira janë mbi gjithçka.

Në moshën 53-vjeçare zemra e tradhëtoi. Ai nuk ishte më, ama la pas kujtimin e një sportisti dhe njeriu që ëndrrën e tij nuk e la kurrë të shuhet.


bottom of page