top of page

VRASJA NË ZËMBLAK: Shikoni “monstrën” e Zëmblakut që vrau bashkëshorten dhe e hodhi në gropë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29, 2023
  • 1 min read

Updated: Jul 30, 2023

Kjo më poshtë është fotoja e autorit të krimit të orës 20:40 të mbrëmjes në Zëmblak. Ky është Gjergji Mullalli, “monstra” i Zëmblakut.

Mësohet për lajmin e para pak momenteve se burri që vrau gruan ishte i pirë në momentin që e vrau bashkëshorten e tij.

Gjergji Mullalli ka bërë një veprim makabër duke e vrarë bashkëshorten dhe lajmi tjetër është se të dy ishin në proces divorci.

Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



bottom of page