top of page

Yjet e "Raqi Qirinxhi" fitojnë trofeun e Rin Show! Urime…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Pas këtij suksesi ja çfarë shkruan faqja zyrtare e shkollës “Raqi Qirinxhi” në faqen e vet zyrtare në facebook:


“Rin Show ju dha skenën, ju i dhatë shpirtin.

Rin Show ishte prova, ju ishit frymëzimi.


Me zërin tuaj të jashtëzakonshëm, me lojën që pushtoi skenën dhe me shpirtin që ndritët në çdo hap, u treguat artdashësve problemet e rinisë në ditët e sotme. Si duhet ta gjejmë rrugën për të kapërcyer dhimbjen e dëshpërimin? Dashuria është e vetmja rrugë drejt paqes.


U treguat të gjithëve se puna, përkushtimi dhe pasioni sjellin gjithmonë rezultate.

Kjo fitore është e të gjithëve, një dëshmi se kur jeni bashkë, çdo ëndërr bëhet realitet.

Kjo fitore i përket talentit, punës dhe pasionit që nuk mund të ndalet.

Respekt dhe krenari për gjithçka që sollët!


Pa dyshim falenderime për organizatorët dhe udhëheqësen artistike Blerta Belliu.”


“KORÇA BOOM”



bottom of page