Zënkë mes punonjësve të lokalit mbyllet me v*rasje
- Korca Boom
- Oct 28
- 1 min read
Një zënkë mes picierit dhe kuzhinierit të restorant “City Lounge” ka përfunduar tragjikisht me një të vrarë.
Picieri Filip Shehu, sipas policisë, gjatë debatit e ka goditur me thikë kuzhinierin Indrit Salimllari. Ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pasi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Autori i dyshuar ka përfunduar në pranga. Policia thotë se nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pranë zonës së Komunës së Parisit.
Informacion paraprak:
Rreth orës 15:30, në zonën e komunës së parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
"KORCA BOOM"



















